Kryesore

Rrjeti 5G, Rama flet për letrën që ka marrë nga Trump








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 03/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama foli sot për letrën që ka marrë një ditë më parë nga presidenti i SHBA, Donald Trump, lidhur me rrjetin 5G.



Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me SHBA, për ndërtimin e HEC-it të Skavicës, kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të jetë në krah të vendeve për rrugët e pastra të teknologjisë 5G, në mënyrë që e ardhmja të jetë gjithnjë e më e sigurt.


“Dua ti rikthehem letrës që mora nga Presidenti Trump e dua të rikonfirmoj që Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjesht si një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimit të dialogut por si një rol proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5G. Rrugët e pastra janë rrugët e pastra për fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë.



Në asnjë mënyrë s’mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jenë shumë vonë.


Lexo edhe :  Hidhet shorti - Zgjidhen anëtarët e rinj të KED (EMRAT)

Në këtë aspekt ne jemi absolutisht të lumtur që nuk jemi vetëm dhe që jemi në krahun e atyre që janë miqtë tanë më besnikë dhe më të besueshëm dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që ti detyrojë të jenë miqtë tanë por shohin tek ne atë që ne shohim tek ata partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira”, u shpreh Rama.


Në letrën që kryeministri Edi Rama mori në dorë një ditë më parë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, presidenti Donald Trump kërkonte gjithashtu nga Tirana zyrtare zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem. Për këtë kërkesë të shefit të Shtëpisë së Bardhë Rama u shpreh dje në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, se Shqipëria do të ndjekë në politikën e jashtme direktivat e BE.

LEXO EDHE: 

Firmoset marrëveshja me SHBA për ndërtimin e HEC-it të Skavicës


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas