Friday, September 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rrjeti më i madh televiziv në SHBA: Meta sulmon miliarderin Soros

by mapo.al
02/07/2019
in Kryesore, Politika
0

Rrjeti më i madh kabllor në SHBA, Fox News, i njohur si televizion pranë presidentit Donald Trump, por edhe për sulmet ndaj miliarderit George Soros, raporton për deklaratat e sotme të presidentit shqiptar

Nga Chris Irvine



Presidenti i Shqipërisë, ditë e martën, denoncoi zgjedhjet bashkiake që u zhvilluan të dielën si një “farsë”, duke akuzuar filantropin dhe miliarderin e krahut të majtë George Soros për përfshirjen në një “komplot”.

Ilir Meta tha se Soros, një gogol për qarqet e krahut të djathtë, ishte përgjegjës për “një komplot që synonte kapjen tërësisht të shtetit”, kjo sipas faqes së internetit në gjuhën angleze Balkan Insight. Ai nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.

Gjatë një konference shtypi, të martën, Meta thuhet se ka thënë: “Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Unë nuk e dëgjova me vëmendje [Kryeministrin hungarez] Viktor Orban në janar të vitit 2000, kur flisja me dashuri për George Sorosin sepse me thënë të vërtetën ai na ndihmoi kur ishim në opozitë dhe [Orbani] më tha: ki kujdes sepse ai nuk është dhe aq demokratik dhe shpesh komploton kundër demokracisë“.

Ai gjithashtu iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare – përfshirë SHBA dhe Bashkimin Evropian – duke u bërë thirrje diplomatëve “të mos bëhen qesharakë dhe të mos luajnë me Kushtetutën tonë”, kjo sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Meta kishte provuar më parë të anulonte zgjedhjet e së dielës, duke thënë se ato do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila bojkotoi votimin.

Por kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste në pushtet urdhëroi të dielën zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillit lokal dhe partia e tij pritet të marrë shumicën e votave me një diferencë të konsiderueshme. Rezultatet paraprake u pritën të martën, por u vonuan.

Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.

Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët.

Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra.

Ligjvënësit e qendrës së djathtë së opozitës hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament dhe kanë udhëhequr protesta që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat.

Financuesi hungarez-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA.

Qeveria kombëtare e Hungarisë vitin e kaluar kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend.

Tags: AkuzatFox NewsGeorge SorosIlir Metaraportimi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
ZYRTARE/ Igli Tare nuk ndalet, “rrëmben” lojtarin e Liverpulit

ZYRTARE/ Igli Tare nuk ndalet, “rrëmben” lojtarin e Liverpulit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In