Rrjeti social po zien lidhur me një gjest të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Borchardt, sonte në mbrëmje teksa kalonte pranë banorëve dhe protestuesve demokratë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për shkak të shoqërimeve tek zona e Astirit.
Një pjesë e mirë e komentuesve pretendojnë se kreu i delegacionit të OSBE ka bërë një lëvizje fyese gishtash. Aq më tepër ata janë të revoltuar, që ky reagim i diplomatit, vjen kur njerëzit po thërrisnin “Rama Ik“, dhe nuk kishte ndonjë shprehje kundër atij vetë.
Video dhe foto më poshtë tregon diçka. Mirëpo është e vështirë të besosh se një diplomat i këtij niveli mund të bëjë një akt të tillë, edhe pse ai nuk ka marrdhëniet më të mira të mundshme me PD dhe mbështetësit e saj. Ngelet për t’u parë më qartë nga video të tjera ose foto që mund të tregojnë më shumë.
Shikoni foton dhe videon më poshtë:
Etiketa: Borchardt, gishti i mesit, gjest i dyshimte, protestues