Sëmundja e rëndë e Moikom Zeqos ka pushtuar debatin në rrjet.
Ai vuan nga leuçemia kronike dhe për fatin e keq, nuk ka gjetur as vend në spital për t’u shtruar.
Këtë fakt e ka komentuar në rrjet edhe deputetja demokrate, Albana Vokshi.
“Per ministrin dhe drejtuesit e QSUT, eshte nje turp i shtuar indiferenca per kurimin e merituar si per z. Moikom ashtu edhe per cdo shtetas tjeter qe paguan taksa dhe nuk merr asnje sherbim. Publicistit dhe studiuesit te njohur i uroj sherim sa me te shpejte,” shkruan Vokshi.
Por gruaja e Zeqos, Lida Miraj, është përgjigjur ashpër në FB.
“Më erdhi turp kur lexova mesazhin tuaj. A nuk ishte qeveria, të iclën përfaqësoni, që Moikom Zeqon e la pa punë, sapo mori pushtetin në vitin 2005, kur ai ishte në kulmin e krijimtarisë së tij, dhe mos harroni se ishte në moshën 55 vjeç”.
“Ju lutem, mos u shtirni sikur po u vjen keq, sepse nuk mund të shfrytëzoni këtë gjë për banalitete politike. Më e pakta që mund të bënit ishte të mbyllnit gojën e të kërkoni falje publike për veprimet e shëmtuara”.
Ndërkohë analisti Dritan Hila shkruan në FB: “250 vjet perpara Caterina e II e Rusise kishte si kurator per Ermitazhin Denis Didero. Ishte beniamini i saj dhe i kishte lidhur pension. Si pasardhes ka Carin republikan Vladimir Putin. I cili eshte nje autoritarist shume serioz dhe ka ringjallur vendin e tij ne te gjithe aspektet. Ne shekullin e 21, Edi Rama ka si kurator te qeverise Fate Velaj dhe si pasardhes me shume gjasa Erion Veliaj. Ne leme Moikom Zeqon rrugeve dhe ndermjet turneve te tij promovues te pikturave, Rama gjen kohe te quaje shtypin “kenete”. Zoterinj, nje Zot e di me sa siklet e them, por i bie qe neqoftese ruset jane barbare, ne qenkemi ca me keq: jemi kot”.
Eshte fatkeqesi per Moikomim dhe familjen e tij.Eshte krim per shtetin dhe ne qe nuk mundohemi ti zgjasim jete e ketij miku te mire te librit dhe shkences bashkekohore shqiptare.
Sherim te shpejt i nderuar Moikom …
Mire ajo e djathta e hoqi nga puna,por kjo e majta, ia nxori syte,nuk e shtroi as ne spital.Turp,njemije here turp. Sherim dhe kthim ne jeten tende te nderuar te artistit shumeplanesh,