Ajo çka bëri të ditur Damian Gjiknuri në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, një forum ku është vendosur që me 14 janar që do të kalojë me konsensus Reformën Zgjedhore, ishte bash e vërteta që e njohin të gjithë, po që nuk bërtitej.
Kodin do ta bëjmë si të na interesojë ne, ka thënë përfaqësuesi i Ramës duke braktisur mbledhjen.
Siç edhe po ndodh.
Përkundër gjithë paralajmërimeve dhe mesazheve të forta ndërkombëtare, Rama i miratoi në komisionin e ligjeve ndryshimet që favorizojnë atë.
Ndalim koalicionesh për të dëmtuar Opozitën e Bashkuar, dhe lista të pahapura për të ruajtur kontrollin mbi partinë duke garantuar karrierën e servilëve dhe ushtarëve të tij të bindur në PS.
E gjitha kjo duke minuar me dorën e tij negociatat. Rama e di mirë se është duke shkelur kushtet e BE dhe Bundstagut lidhur me reformën elektorale, dhe bisedimet në dhjetor skanë për të nisur, ndaj u hodh në sulm duke i cilësuar kriteret e kërkesat e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme si sajesa.
Bujar Kapexhiu ka sjellë në mënyrë spektakolare sot në Gazetën Mapo se çfarë po ndodh me Kodin Zgjedhor. Janë dy të besuarit e Ramës, Balla dhe Gjiknuri, me uniformën tashmë të njohur, në krye të procesit.
Gjiknuri nga njëra anë, i cili është heroi i Dibrës, i triumfit elektoral atje, që njihet ndryshe si dosja 184.
Dhe intelektuali i rilindjes, më anë tjetër, T.Balla, i njohur gjithaq për lidhjet e ngushta me djemtë problematikë, sipas denoncimeve të shpeshta të bëra në media e nga opozita.
Mjeshtri Kapexhiu nuk harron të parashikojë fatin e dy njerëzve të Ramës, që shkruhet në veshjen që ata mbajnë.