Vandalizohet memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Partia Demokratike denoncon se memoriali është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha.”
“Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë. Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol”.
PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste.
“Endrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë”.
“Memorial” i kriminelit Azem i ndertuar pa leje, duhet hedhur ne ere me dinamit e jo te harxhohet boje ku mund te perdoret per mire ne nje vend tjeter.
o horat e PD i beni vete vandalizmat per te kerkuar alibi , per te bere zhurme smeret pushteti me pislleqet tuaja , ruajeni Azemin , ju qe e hoqet nga kjo bote dhe e bete lapidary.