Sport

Rrogat e futbollistëve/ Ronaldo i dyti, por do të mahniteni me emrat e tjerë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:48 - 11/07/18 |
mapo.al

Me arritjen e marrëveshjes të zyrtarizuar në ditën e djeshme, Ronaldo e ka kaluar në listën e lojtarëve më të paguar yllin brazilian, Nejmarin, por sërish është mbrapa Lionel Mesit.






Tashmë portugezi do të paguhet 31 milionë euro në sezon nga ana e Juventusit, ndërsa Lionel Mesi fiton rreth 40 milionë në sezon te Barcelona. Në listën e 10 futbollistëve më të paguar, ka vend edhe për surpriza, teksa ka disa lojtarë “të harruar”, por që fitojnë jo pak në llogaritë e tyre.


Kështu ish-futbollisti i Çelsit, Oskar, fiton 24 milionë euro në sezon te Shangai, ndërsa Hulku rreth 20 milionë euro te po i njëjti ekip. Nga ana tjetër Maskerano do të paguhet 19 milionë euro në sezon te Hebei, ndërsa Gabi pas kalimit nga Atletiko Madrid te Al Sadd, do të marrë 19 milionë euro.

Lexo edhe :  VIDEO- Penallti, autogol dhe kartona të kuq, Juventus fiton derbin e Italisë




 



1 – Lionel Messi (Barcelona): 40 milionë euro



2 – Cristiano Ronaldo (Juventus): 31 milionë euro

3 – Neymar (Paris Saint Germain): 30 milionë euro

4 – Andres Iniesta (Vissel Kobe): 25 milionë euro

5 – Oscar (Shangai SIPG): 24 milionë euro

6 – Alexis Sanchez (Manchester United): 22.5 milionë euro

7 – Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 20 milionë euro

8 – Hulk (Shanghai SIPG): 20 milionë euro

9 – Javier Mascherano (Hebei CFFC): 19 milionë euro

10 -Gabi (Al-Sadd): 19 milionë euro

1


Etiketa: , , , ,

Pas