Aktualitet

Rrogozhinë/ Gjendet i pajetë në makinë 33-vjeçari, dyshohet vrasje me armë zjarri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:03 - 15/09/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku 33-vjeçari  Klevis Kapllani, sipas burimeve në media, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij.






Siaps burimeve policore dyshohet se 33-vjeçari është qëlluar me armë zjarri.


Njoftimi i policisë:





Kavajë/Informacion paraprak



Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.



Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1


Etiketa: , ,

Pas