Kryesore

“Rrufe, shi dhe borë” – Çmendet moti në fundjavë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 03/04/21 |
mapo.al

Ndryshim i menjëhershëm ndodh me motin këtë fundjavë. Të shtunën e deri mesditën e së dielës do të mbizotërojë moti i vranët. Më tej nisin kthjellimet.





Reshjet e shiut do të nisin në veri të vendit të shtunën e gjatë pasdites do të fitojnë intensitet me rrufe në veri dhe në qendër.


Lokalisht stuhi shoqëruar me breshër. Në mbrëmje reshjet e shiut përfshijnë dhe jugun por me intensitet të ulët. Që prej orëve të para të ditës së diel reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë veriun, qendrën e bregdetin.







Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit deri në orët e paradites në alpe, verilindje e lindje deri 900 m.


Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.

Lexo edhe :  "Masa ajrore të qendrueshme"- Parashikimi i motit për sot

Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite.

Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të menjëheshme ditën e diel, rënie e cila do të vijojë në mbrëmje.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas