Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Klos, ku nisën punimet për Rrugën e Arbrit.
“Në një nga pikënisjet e veprës madhore të Rrugës së Arbërit, e cila do ta shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta e të Bulqizës në më pak se 40 minuta, por edhe do të çlirojë energji të shumëfishuara zhvillimi edhe për Burrelin, që do të lidhet me Tiranën për 1 orë,” shkruan Rama në FB.
Ceremonia u transmetua live, ndërsa në sfond të Ramës ishte vendosur hyrja e një tuneli dhe shumë makineri.
Ato janë pjesë e flotës së biznesmenit Rrok Gjoka, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës me koncesion.
Një vit më parë, Edi Rama e përmendi emrin e Rrok Gjokës si për ta kujtuar PD-në se po punon me biznesmenët demokratë.
Gjoka është një sponsor dhe mbështetës i PD që në fillimet e saj, tha ai.
Gjoka ishte i ulur në rreshtin e parë gjatë ceremonisë.