Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik, në Rrugën e Kombit.
Në aksident u përfshirë 3 makina.
Një prej automjeteve u përfshi edhe nga flakët. Pikërisht në këtë makinë mbeti i lënduar një fëmijë 3 vjeç, i cili humbi jetën pak minuta më vonë pas ngjarjes. Ky i fundit ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit.
Ndërkohë, një person tjetër është plagosur rëndë. Deri më tani nuk dihet identiteti i të plagosurit, si dhe rrethanat e aksidentit që rezultoi tragjik për fatin e vogëlushit.