Një aksident automobilistik bëri që Rruga e Kombit të mbushej me shalqinj.
Rimorkio e cila ishte e mbushur me shalqinj është përmbysur dhe të gjithë shalqinjtë janë shpërndarë nëpër asfalt.
Shalqini nga Shqipëria do të tregtohej në Kosovë. Aksidenti i sotëm fatmirësisht përfundoi pa të lënduar në njerëz ndërsa fotot e autostradës plot me shalqinj po bëjnë xhiron e rrjetit.