Një tjetër rrugë e bllokuar dhe e pakalueshme nga përkeqësimi i motit, është ajo që lidh fshatrat e Malësisë së Krujës si Kroi i Madh, Bruz Mal, Bruz Zallë dhe Rrëzë.
Një shembje e një masivi të madh dheu e gurësh ka bërë që banorët të kenë mundësi të vetme kalimi rrugën alternative nga ana e Kamzës nëpërmjet Bovillës, që është tepër e amortizuar.
Bllokimi i rrugës po zgjat tashmë prej dy ditësh, por akoma nuk ka ndërhyrje nga ana e bashkisë.