Thursday, September 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rruga e mundimshme, por e pashmangshme nga do të kalojë Shqipëria

Muajt në vazhdim janë vendimtare për ndryshimin epokal që do të transformojë në mënyrë të pakthyeshme të ardhmen tonë drejt zhvillimit dhe demokracisë

by us er1
18/05/2022
in Editorial, Opinion
0

Nga Red Varaku

Integrimi i jo vetëm i Shqipërisë por i gjithë rajonit në Bashkimin Europian, sidomos pas realitetit të ri gjeopolitik të krijuar pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë , është objektivi më i rëndësishëm i diplomacisë Amerikane dhe asaj Europiane.



Që kjo të realizohet duhet të përmbushen disa kritere , por kriteri më i rëndësishëm mbetet niveli i demokracisë, e cila duhet të jetë detyrimisht përfaqësuese dhe funksionale, qoftë edhe në nivele minimale në mënyrë që të kemi një shtet të së drejtës dhe mirëqenie për qytetarët .

Kjo sepse një demokraci jopërfaqësuese dhe jofunksionale prodhon automatikisht këtë realitet të ngjashëm me një “banana republic”.

Prodhon varfëri ekonomike, mjerim social, institucione të kapura dhe kësisoj shkatërron premisat për një shtet të së drejtës dhe me një standart ekonomik të pranueshëm për në BE.

Natyrisht që demokracia të bëhet perfaqesuese dhe funksionale duhet goditur mekanizmi që e ka bllokuar dhe e ka marrë peng atë. Po cili është mekanizmi që e ka bllokuar dhe mban peng demokracinë shqiptare?

Mekanizmi që e mban peng atë është marrëveshja e ndryshimeve kushtetuese të 2008, e cila i ktheu kryetarët e partive në pronarë të këtyre partive, që pas kësaj kishin mundësi ta trajtonin partinë si mall për treg për interesat e tyre.

Kalimi nga mazhoritar në proporcional rajonal ishte një dhuratë e çmuar për një parti që ka shtatëdhjetë vjet në pushtet, sepse një parti e tillë i merr votat paketë, ndaj fiton lehtësisht çdo palë zgjedhje në tavolinë.

Pra, marrëveshja e 2008 praktikisht i dhuroi pushtetin në tavolinë të majtës dhe efektin e parë kjo marrëveshje e dha menjëherë në zgjedhjet e 2009, ku PD u detyrua të bënte koalicion paszgjedhor me një parti puro të majtë si LSI.

Pastaj siç e dimë pas 2013 votat për të majtën kanë ardhur duke u shtuar, kjo jo vetëm për shkak të vjedhjes së votave, por kryesisht për shkak të garancisë që jep kjo formulë.

Edhe asgjësimi i demokracisë lokale përmes një reforme të njëanshme territoriale është gjithashtu pasojë e kësaj marrëveshje, sepse PS-LSI-PDIU kishin marrë aq shumë deputetë për shkak të 2008, sa i kishin votat me tepri për të vazhduar përpara me këtë deformim.

Pra, gjithçka që shohim përreth, përfshi edhe krizën e rëndë brenda opozitës, është pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, sepse prej këtij viti duket qartë pafuqia e qytetarëve për të ndryshuar me votë këtë realitet.

Shkurt, marrëveshja e 2008 ishte një komplot politik i mirëfilltë kundër votës së lirë dhe demokracisë në emër të interesave të një grushti individësh.

Ndërkohë, për të rikthyer demokracinë perfaqesuese dhe funksionale ka vetëm një mundësi : shkallmim i establishmentit politik që prodhoi 2008 përmes reformës në drejtësi si dhe një reformë e thellë kushtetuese ( zgjedhore , territoriale) që t’i rikthejë qytetarëve fuqinë për të ndryshuar elitën politike përmes votës.

Vetëm kështu çmontohet establishmenti i korruptuar që ka bllokuar zhvillimin e vendit, vetëm kështu shkojnë përpara reformat jetike dhe vetëm kështu fillojnë dhe lëvizin ingranazhet demokratike.

Vetëm kjo është rruga që garanton transformimin e Shqipërisë në një vend me standarte normale ekonomike, ku garantohet sundimi i ligjit dhe ku qytetarët vendosin me votën e tyre për jetën e tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Kjo sigurisht sjell në mënyrë të pashmangshme dhe integrimin në Bashkimin Europian, duke realizuar kështu jo vetëm një objektiv madhor të partnerëve tanë historikë, por edhe ëndrrën shekullore të popullit shqiptar për të jetuar me dinjitet dhe në paqe mes kombeve më të zhvilluara në glob.

Ndaj, muajt në vazhdim janë vendimtare për ndryshimin epokal që do të transformojë në mënyrë të pakthyeshme të ardhmen tonë drejt zhvillimit dhe demokracisë. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
Politologji

Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Next Post
Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person

Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In