Politika

“Rruga e opozitës është vetëm një”, Kryemadhi: Përballja sy për sy me këtë regjim kriminal…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:37 - 07/10/18 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Kuçovës. Gjatë fjalës së saj me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së, Kryemadhi u ndal në gjendjen e vështirë në të cilin po përballen sot qytetarët shqiptarë.


“Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë. Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri”, tha Kryetarja e LSI-së, e cila argumentoi se kjo situatë vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi.



Kryetarja e LSI-së akuzoi kryeministrin se është vënë në funksion të bandave, duke shkelur ligjin, ndërkohë që politikën po e përdor si kamxhik mbi qytetarët e pambrojtur.


“Sot ne kemi një problem shumë të madh me ekonominë shqiptare. Kemi një ekonomi të monopolizuar në tre duar dhe kjo vjen si rezultat i lidhjes apo komunikimit të kryeministrit me një grup të caktuar. Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për ti mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje”, theksoi kryetarja  e LSI-së.

Kryemadhi tha se shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të frikës dhe pasigurisë.

“Mbajmë vendin e parë në Francë para sirianëve për azilkërkues. Ne nuk është se kemi një luftë këtu si ndodhi lufta në  Siri por në fakt luftë më të egër dhe më të poshtër sesa shpërngulja e shqiptarëve për shkak të frikës dhe të pasigurisë dhe të pamundësisë nuk ka. Sot shqiptarët nuk kanë shpresë”, theksoi Kryetarja e LSI.

Duke folur për pozicionimin e opozitës, Kryemadhi tha se tashmë opozita nuk mund të jetë alibia dhe fasada e kryeministrit Rama në parlament, por se rruga e saj e vetme është përballja sy më sy, me atë çka ajo e quajti regjim kriminal.

“ Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e Edi Ramës në parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në parlament, bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë. Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja  sy për sy me këtë regjim kriminal”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

 


Etiketa: , , ,

Pas