Aktualitet

Rruga Elbasan-Tiranë, makina përfshihet nga flakët në ecje e sipër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 10/05/20 |
mapo.al

Një makinë në ecje e sipër është përfshirë nga flakët ditën e sotme në në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.


Ngjarja ka ndodhur  në fshatin Gracen, në automjetin tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.


“Në vendngjarje shkoi menjëherë grupi hetimor dhe zjarrfikësja, dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndijë elektrike” – njofton policia.


Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas