Joe Biden ka deklaruar fitoren mirëpo ekipi i Trump është duke nisur një fushatë ligjore në shtetet kyçe. Avokati Rudy Giuliani i tha Fox News, se do të ishte gabim nëse Trump do të pranonte humbjen sepse: “Ka prova të forta që këto zgjedhje në të paktën 3-4 shtete, ose ndoshta edhe 10, janë vjedhur”. Shtabi i Trump ka ende punë për të treguar se kush janë këto prova, por ndërkohë ka planifikuar padi në disa shtete, këtë të hënë.
Pennsylvania
Giuliani tha se padia në këtë shtet do të bëhet për faktin se ka pasur mungesë vëzhguesish në proces. Vëzhguesit në numërim, thotë ai, sigurojnë transparencë. Shtabi i Trump thotë se në këto zgjedhje, shumë vëzhgues nuk u lejuan, për shkak të koronavirusit.
Një distancë prej 6 metrash ishte në fuqi, nga vëzhguesit tek vendi i numërimit. Kjo u kontestua në Gjykatë nga stafi i Trump. Gjykata e distriktit i dha të drejtë. Mirëpo, ekpi zgjedhor nuk e respektoi këtë vendim. Dhe pikërisht këtë do të kërkojë më tej shtabi i Trump. Përse ky vendim nuk u respektua?
Megjithatë, zyrtarët e procesit thanë se kanë respektuar rregullin dhe procedurën.
Sekretari i Shtetit i Pennsylvania u shpreh se çdo kandidat ishte i lejuar të kishte vëzhgues të autorizuar. Për më tepër, ai u shpreh se në shumë qendra, numërimi është live dhe mund të ndiqet nga publiku.
Po ashtu, një pretendim i ekipit të Trump është për votat që janë hedhur me postë ditën e votimit, dhe kanë mbërritur në qendrat e numërimit, disa ditë më pas.
Michigan
Trump fitoi në këtë shtet në 2016 me rezultat shumë të ngushtë, me 10,700 vota më shumë, dhe Biden është projektuar të jetë fitues tani. Me 4 nëntor, shtabi i Trump dorëzoi një padi për të ndërprerë numërimin me arsyetimin e mungesës së vëzhgimit në proces.
Gjykata nuk e pranoi kërkesën për mungesë provash.
Wisconsin
Ekipi i Presidentit ka thënë se do të kërkojë rinumërim në këtë shtet, duke parë anomali. Nuk dihet nëse dhe si do të ndodhë kjo, pasi s’mund të ndërmerret ndonjë hap përpara kqyrjes së votave, ndërkohë që shteti parashikon si afat maksimal 17 nëntorin. Një profesor I të drejtës u hpreh se pati rinumërim edhe në vitin 2016 dhe rezultati ndryshoi me vetëm 100 vota.
Nevada
Partia Republikane e Nevadës u shpreh se: “Mijëra u identifikuan duke votuar në mënyrë të paligjshme, pasi ishin zhvendosur nga ky shtet”.
Shtabi i Presidentit ka një listë me persona që kanë votuar pasi kanë ikur nga Nevada.
Kush është larguar nga shteti, 30 ditë para zgjedhjeve, mundet sërish të votojë.
Ndërkohë, Gjykata ka refuzuar një kërkesë për verifikimin e firmave të votuesve me anë të makinerisë.
Georgia
Një padi nga stafi i Trump është depozituar në Gjykatën e Georgias për të ndaluar numërimin me pretendimin se janë kosntatuar probleme. Një zyrtar republikan u shpreh se ka parë një grua duke lënë 50 vota të panumëruara. Por një gjykatës nuk e pranoi këtë padi, duke thënë se s’ka prova të mjaftueshme.
Arizona
Shtabi i Trump ngriti padi duke pretenduar se disa vota të ligjshme ishin refuzuar. Kjo padi është në proces, po shqyrtohet.
A mund të shkohet në Gjykatën Supreme?
Ekipi i Trump ka thënë javën që shkoi se për shkak të vjedhjes së votës do të shkojë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Por në fillim, janë gjykatat e shteteve që shprehen.
Ekspertët thonë se është e pazakontë që çështja të shkojë deri në Gjykatën Supreme, do të duhet një arsye e fortë.
Deri tani, vetëm zgjedhjet e vitit 2000 kanë shkuar në Gjykatën Supreme, në kohën kur demokrati Al Gore kërkoi rinumërim, që po merrte shumë kohë e do shkonte me muaj.
Gjykata Supreme ndërhyri duke ndaluar rinumërimin, dhe pas kësaj George W Bush, u bë President./Marre nga BBC, Mapo.al