Sunday, June 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese

by us er1
16/05/2022
in Aktualitet, Kultura
0

Një rrugë në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, këtë të diel i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lajmi është pritur shumë mirë nga shqiptarët, një pjesë prej të cilëve ishin të ftuar në përurimin e kësaj rruge.

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ishte një prej të ftuarve që i mbajti shqiptarët të informuar për të gjitha përgatitjet që u bënë për këtë ngjarje të rëndësishme.

Në fjalën e mbajtur për të pranishmit në tribunën e ngritur për këtë event të rëndësishëm, Arbër Hajdari mes të tjerash deklaroi se “Ka ardhur koha kur njerëzve duhet ti flasë VEPRA DHE JO FJALA! Uroj që ky event historik, të shërbejë si burim frymëzimi, për të gjithë shqiptarët, por edhe si thirrje për të reflektuar, kryesisht për të gjithë ata që drejtojnë popullin tonë në trojet ku jetojnë shqiptarët, për të  mos harruar, amanetet e heroit tonë kombëtar dhe të gjithë heronjve të tjerë të Kombit Shqiptar.”

Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres si dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Lajmi u paralajmërua pak ditë më parë gjatë takimeve që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pati në Nju Jork gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli.

Ndërkaq, Neë-Yorku është stacioni i parë i emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Evropa në Amerikë.

Një pjesë e tyre qëndrojnë në këtë epiqendër zhvillimi në bregun lindor të kontinentit, shumë të hapur për të sapoardhurit. Pjesa tjetër vazhdon rrugën më tej për të shkuar në thellësi të Amerikës. Nga dyqindmijë shqiptarë që kanë imigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ka qëndruar në Nju-Jork.

Këta shqiptaro-amerikanë jetojnë nëpër lagjet në Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, të ngritura sipas zonave prej nga kanë ardhur nga Ballkani.

Tags: Arbër HajdariGjergj Kastrioti SkenderbeuNew Yorkurruga

JU SUGJEROJME

DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u
Bota

DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u

11/06/2022
Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet
Bota

Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet

11/06/2022
I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi
Aktualitet

I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi

11/06/2022
Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave
Aktualitet

Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave

11/06/2022
Next Post
Ish-kandidati për kreun e PS në Durrës plagoset me armë në lokalin e Noizyt

Ish-kandidati për kreun e PS në Durrës plagoset me armë në lokalin e Noizyt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u
  • Ligji i armëve revolton amerikanët, ‘pushtojnë’ sheshet
  • I bën atentat në Tiranë, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi
  • Lufta në Ukrainë/ VOA: Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave
  • Visar Zhiti: Shqipërisë i duhet një muze i qëndresës ndaj komunizmit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In