Sport

“Rrugaçi” Diego Costa nuk luan më këtë sezon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 11/04/19 |
ro ot

Sulmuesi i Atletico Madridit Diego Costa nuk do të luajë më këtë sezon, pasi është pezulluar për 8 ndeshje nga Disiplina në Federatën Spanjolle..


Dënimi lidhet me sjelljen rrugaçërore të braziliano-spanjollit në ndeshjen kundër Barcelonës javën e shkuar.


Në pjesën e parë Diego Costa shkoi tek arbitri për të kundërshtuar një vendim dhe lëshoi një breshëri ofensimesh, duke i përmendur edhe nënën arbitrit.




Karton i kuq direkt, ndërsa Diego Kosta justifikohej duke pretenduar se kishte sharë veten e tij dhe jo arbitrin.


Gjithsesi, Federata spanjolle ka pasur edhe audio në dispozicion dhe Diego Costa ka marrë dënimin maksimal, 8 ndeshje. Katër prej tyre janë dhënë për fjalorin e përdorur, 4 për faktin se kapi për krahu arbitrin. 

Sulmuesi mbyll sezonin dhe sjellja e tij me siguri do të detyrojë Atletico Madridin ta heqë qafe në merkaton verore. /telesport.al/


Etiketa: , , ,

Pas