Kejvina Kthella përbën gjithmonë lajm. Këtë herë jo në ato rozë, por në njoftimet e kronikës. Vajza e njohur showbiz-it shqiptar është zbuluar se kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Kjo miqësi ka bërë që Kejvina të merret në pyetje nga Policia. Burime policore thanë për mediat se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja.
Kjo histori mesa duket se nuk i ka shpëtuar Einxhel Shkirës, vajza me të cilën vetëm pak ditë më parë, Kejvina pati një përplasje fizike.
Në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme, pasi doli lajmi për marrjen në pyetje të Kejvinës, Shkira ka publikuar një shprehje që duket se ka lidhje me situatën ku ndodhet modelja.