Arkiva 2

Rrugët e bllokuara nga bora – Berisha: Ndrikull Gryksia, duhet të ishte në qeli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 14/02/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për deklaratat më të fundit në lidhje me menaxhimin që po i bëhet rrugëve të pushtuara nga bora.





Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se mijëra qytetarë e kaluan natën në rrugë të bllokuara, pa asnjë ndihmë, asnjë borëpastruese, asnjë kilogramë kripë të hedhur, ndryshe nga ç’pretendon Balluku.


Balluku duhet të ishte në burg, shprehet ish-kryeministri, por kjo nuk ndodh sepse “këtu prokuroria është e partisë”.




Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në “Facebook”:


Mos e humbisni këtë video! Dëgjoni se si tre ditë pas kthimit nga Nusreti, Ndrikull Gryksia dhe Kumbar Gysi për të mashtruar qytetarët i raportojnë gënjeshtrat njëri-tjetrit. Flasin për 500 borëpastruese e makineri të tjera, për 1500 punëtorë, 5000 ton kripë dhe 37 kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve.


Kurse dje të gjitha ishin zero. Mijëra qytetarë kaluan natën në rrugët e bllokuara, pa asnjë ndihmë, asnjë borëpastruese, asnjë kilogram kripë të hedhur. Në çdo vend të botës ata shkonin në qeli por këtu prokuroria është e partisë!

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas