Dy grupe kriminale janë zbuluar brenda 6 muajve në Shqipëri, të cilët nëpërmjet falsifikimit të dokumentave çonin emigranë në SHBA dhe Kanada. Pagesat varjojnë deri në 25 mijë euro. Por si funksjonon skema për trafikun e emigrantëve?
Burime të Gazetës Mapo nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se përdoren disa laboratorë për të falsifikuar vizat amerikane apo kanadeze. Dy prej këtyre laboratorëve janë zbuluar në Tiranë.
Grupit prej 36 personave të zbuluar në operacionin “Rruga e Gabuar”, bazën e kishin në Tiranë, në një laborator pranë ish “Stacionit të Trenit”.
Fillimisht personat që dëshironin të iknin në SHBA kontaktonin me Dritan Gramozin, që është një ndër krerët e grupit kriminal. Gramozi pas merrte porosinë fillonte përgatitjen e dokumentave. Një pjesë e pagesës bëhej kur merrej viza e falsifikuar, pjesa tjetër kur të mbërrinin në destinacion.
Rrugë
Shqipëri-Itali-Francë-Meksikë-SHBA
Shqipëri-Mal i Zi-Gjermani-Spanjë-Kosta Rika-SHBA-Kanada
Shqipëri-Kosovë-Belgjikë-Republika Domenikane-SHBA
Shqipëri-Greqi-Zvicër-Republika Domenikane-SHBA
Shqipëri-Kosovë-Bullgari-Republika Domenikane-SHBA-Kanada
Këto janë disa nga rrugët të cilët përdoreshin për largimin e emigrantëve të paligjshëm. Shqiptarët asnjëherë nuk niseshin nga Aeroporti i Rinasit, që të mos zbuloheshin nga Policia Shqiptare. Shumica e emigrantëve janë kthyer mbrapsht në Republikën Domenikane. Pikërisht në këtë vend janë zbuluar disa prej shqiptarëve që kishin vizë të falsifikuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ja kanë arritur që të shkojnë në SHBA ose Kanada.
Emrat
Emrat e personave të përfshirë në këtë grup kriminal janë Dritan Gramozi, Arjan Shehu, Simor Këri, Rezart Hoxha, Dashamir Seferi, Leonard Markaj, Astrit Ziguri, Edmond Omeri, Kostaq Gjoka, Arben Dangëlli, Petrit Beqiraj, Edison Shehu, Zamira Xhafaj, Bedri Meta, Aleksia Kamaj.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Gjergji Mëzuraj, Shuaip Shero, Afrim Emini, Ermal Mema, Avni Lezaj, Ilia Margo, Sefer Çelo, Jangaq Gramozi, Mentor Mici, Dashnor Tafani, Francesk Meta, Enver Muka, Besnik Hoxha, Çajup Tefa, Vejsel Gjolleshi, Marlen Shoshaj, Vangjel Gramozi, Idi Mita, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Elmas Bilbili.
Përgjimet e Prokurorisë
Aleksia –Hë ore
394- Dëgjomë
Aleksia -Hë
394- Të lutem sa lekë të ju them unë atyre
Aleksia – Për ku janë ato
394-Deri në Janinë janë ato
Aleksia -600 euro thuaju atyre
394– Kurt ë vije ato të them unë ty
Aleksia -Po mirë
394-Po unë kam ndonjë kafe
Aleksia -Do të nxjerr diçka se i don ai tjetri, 500 euro për kokë të Reit
394-Po mirë të paktëm
Në një tjetër rast, Aleksja Kamaj, e cila kishte edhe bazën e rekrutimit dhe transferimit të klandestinëve në Fier kërkon 1500 euro për kalimin e një personi në drejtim të Italisë. Në këtë rast pagesa ishte 1500 euro, pasi sipas saj shpenzimet e transportit ishin më të mëdha.
Biseda mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:
394-Ca bën
Aleksia -Hic tek Lili jam
394-Kam një person për në Itali, sa lek bën
Aleksia -600 euro
394-Ka më pak se ja dhash atij tjetrit
Aleksia -Do 600 euro taksia
394-Tani I çon Lavdoshi
Aleksia -Më pak se 1500 euro ska
394-E mirë flasim