Kohë ndryshimesh të mëdha te Bayern Munchen. Edhe pse ishte vendosur që në fund të vitit 2021 do të largohej, Karl-Heinz Rummenigge është menduar dhe do të ikë 6 muaj më herët seç ishte rëndë dakord.
Nuk është një ndarje e lehtë, janë 30 vite në drejtim të Bayern Munchen, klubit më të lavdishëm gjerman dhe një nga klubet më të mëdha në botë që është ngritur dhe ka fituar dhjetëra trofe nën menaxhimin e tij si drejtues.
“Bosi po ikën”, kështu mund ta quajnë gjermanët largimin e Shefit Ekzekutiv të Rummenigges i cili ishte edhe shefi i bordit drejtues të klubit teksa 65-vjeçari mendon se është koha më e mirë që t’ia lëri klubin në duart e një tjetër legjende, Oliver Kahn.
“Unë thashë dy vjet më parë se po planifikonim një tranzicion të matur, dhe që tani më në fund po zbatohet. Kështu duhet të ndodhë,” shpjegon Rummenigge, kontrata e të cilit mbyllej praktikisht me 31 Dhjetor 2021.
“Ishte një lamtumirë e lumtur dhe me krenari, pasi po dorëzoj një klub që është sportivisht, ekonomikisht dhe strukturisht plotësisht i paprekur. Kjo ishte e rëndësishme për mua”.