Prej dy ditësh vendi po sundohet nga një mot i vranët, por me temperatura të larta, erë dhe zagushi.
Sherbimi Meteorologjik bën me dije se edhe në orët në vijim të kësaj të premte e deri në mesditë era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi.
Parashikimi per sot sipas SHMU
Vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjate paradites. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave. Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 18º deri 30ºC
zonat e ulëta 21º deri 34ºC
zonat bregdetare 21º deri 31ºC