Aktualitet

Rryshfet policit për të përshpejtuar marrjen e pasaportës, pranga 58-vjeçarit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:27 - 10/07/20 |
mapo.al

Një 58-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga polica në Fier.


Shtetasi E.B, tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen e pasaportës.


”Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.


Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas