Aktualitet

Ruani qetësinë, një marrëdhënie e re po lind – Horoskopi i ditës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:20 - 13/07/21 |
mapo.al

Dashi
Duhet të tregoheni të matur, pasi parashikohen probleme dhe situata kritike. Është një periudhë e mbushur me stres, ku jeni të ngarkuar me përgjegjësi të reja dhe ndiheni të lodhur. Megjithatë kjo e martë nuk është tërësisht negative, nëse i shfrytëzoni situatat siç duhet.






Demi
Pozicioni i mirë i Hënës do të zgjojë tek ju dëshirat e ëmbla që do t’ju bëjnë të vlerësoni gëzimet e jetës së dashurisë. Ka mundësi të përfshiheni në disa keqkuptimet të vogla me partnerin/en. Sot mund të ketë mundësi të mira për beqarët për të gjetur personin e duhur.


Binjakët
Merrini gjërat ngadalë dhe përpiquni të mos jeni të paduruar me ndonjë marrëdhënie të re që po zhvillohet. Gjithkush duhet t’i bëjë gjëra me ritmin e tij ose të saj dhe ju duhet ta respektoni atë.







Gaforrja
Nuk jeni ndikuar ende nga ajri i verës, përkundrazi këto ditë keni qenë nervoz dhe të tensionuar. Ndoshta stresi i akumuluar ju ka përfshirë keq. Mundohuni që të ruani sa më shumë qetësinë, sidomos në dashuri, duke evituar çdo lloj konflikti. Po ashtu këshillohet që të relaksoheni.



Luani
Sot ju do të rinovoni besimin në të dashurin/ën tuaj dhe madje edhe nëse do të ketë pak ndërhyrje, ata nuk do të jenë aq seriozë sa të shqetësojnë balancën sentimentale. Beqarët do të kenë takime shumë të këndshme gati për të ofruar perspektiva të shkëlqyera në të ardhmen.



Virgjëresha
Parashikohet një ditë e mirë me Afërditën që ju ripërtërit forcat dhe me Hënën që sot ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale për të realizuar synime të tjera.

Peshorja
Mund të përballeni me mundësi të shumta të cilat duhet t’i kapni fluturimthi, për t’i dhënë një kthesë jetës tuaj sentimentale. Edhe për ata që janë vetëm do të ketë takime të reja dhe flirte. Sa i takon punës do i keni situatat në rregull, për të çuar përpara një projekt të cilin e keni përzemër.

Lexo edhe :  Horoskopi, 13 shtator 2021 - Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Akrepi
Dita do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme sa i takon sferës sentimentale, por gjatë pasdites mund të ketë keqkuptime edhe mes çifteve më të konsoliduara. Në punë duhet të përkushtoheni më shumë për të arritur objektivat tuaja.

Shigjetari
Po shkoni në drejtim të gabuar: në dashuri mund të dështoni nga xhelozia e tepërt ose sepse jeni të paaftë për të përballuar seriozisht një dilemë. Shumë prej jush do të kenë raste për të treguar veten.

Bricjapi
Momentet e vështira kanë kaluar, nga kjo e martë gjërat do të vijnë drejt përmirësimit. Venusi më në fund do ju shikojë pozitivisht. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që problemet tuaja do të zhduken si me magji, por situata do të jetë e përmirësuar. Mundohuni që gjatë kësaj dite të shmangni konfliktet.

Ujori
Të mbrosh parimet e tua sot mund të jetë e vështirë, ku realiteti është i ashpër, veçanërisht në vendin e punës. Nëse njerëzit që ju rrethojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë tuaja, përpiquni të bëni njohje të reja. Në mënyrën tuaj, ju do të ndihmoni ta bëni botën një vend më miqësor.

Peshqit
Ti mund të pyesësh veten pse arrin të kontrollosh shumë gjëra në jetë, por asgjë nuk shkon siç duhet kur bëhet fjalë për romancë? Hidh poshtë idenë se je i/e padenjë për dashurinë. Mos u përpiq të paraqisësh veten si dikush që nuk je. Ndoshta po i ngatërron njerëzit rreth teje duke projektuar një imazh që është krejtësisht ndryshe nga ai që je në të vërtetë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas