Blog

Ruçi dhe herr Knuti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:16 - 07/10/20 |
Zef Zefi

Do të ishte mirë që së paku mediantët e “kazanit” të mos bënin pjesë në të sugjestionuarit nga debati “i fortë” në Parlamentin monist dhe anomal shqiptar. Po sa pak ndodh kjo në Shqipërinë e sotme mediatike të “mainstrem-it”.


Kjo duke ditur se konet që ngrehën kreshtën duke bërë luanin në miniaturë, veç teatruan sipas tekstit për “cirkun” neokomunist. Konet e cirkut siç dihet,  kthehen tek i zoti të marrin në gojë… karamelen e radhës.


Po të mos e merrte përsipër, asnjë prej hajdarinave, murrizinave apo blush-topeve për interesat e partisë, do të sakrifikohej ndonjë nga spiro-paleshet. Dhe farsa do t’i çonte objektivat në vend.



Siç e dimë e kujtojmë mirë historinë tonë “hyzmeçare”, udhëheqësit tonë kurrë nuk i shkrep muza, dhe s’i ndez adrenalina pa tingëllimën dondoluese të “dibekut”.


I gjithë ky teatër tragjikomik me regji 80-vjeçare, ku të dënuarit qytetarë me shqipe në gjoks…, duhet të asistojnë, bëhet vetëm në funksion të rritjes së tensionit për të zhvendosur vëmendjen e fokusin e reflektorëve tek patetika i Turit, Buçkut tonë mjekëqemol.


Dhe siç u pa nga duartrokitjet dhe votat, fjalimi sipëror nuk zhgënjeu. Ai theu noçka e loçka nga “carcassa” e mbetur Kushtetutës, të vetmit kod bashkëjetese të kombit.

Murrizina, mbas gjithë atij debati prej të “barabartësh” arriti edhe kjo me guxim prej “Gerte” t’i cilësonte “kafshë politike”, majmunëri parlamentare, por asgjë një “de ja vu” monotone dhe mplakëse. Kjo edhe sikur Ruçi të “skompostohej”, të ngashërehej dhe nga kokordhokët e kuq të rridhnin lotë të zinj. Gjë që nuk ndodhi.

Po të isha gazetar qoftë dhe modest i “kazanit” shqiptar, nuk do të kishte “mur Berlini” të më ndalonte, pa e mikrofonuar dhe pa ia rrëmbyer një intervistë “kozmetistit” të kësaj maskarade shkatërruese të parlamentarizmit shqiptar, herr Knutit, dmth eurovizionarit, këshilltarit të Ruçit.


Etiketa:

Pas