Aktualitet

Ruçi, letër homologëve në BE: Reformat po zbatohen, të nisin sa më parë negociatat me Shqipërinë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 30/09/20 |
mapo.al

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkon mbështetje nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave dhe diskutimin e kapitujve të tyre.


Ai u ka dërguar një letër të gjithë homologëve, ku i falenderon për mbështetjen përgjatë rrugëtimit drejt BE-së, dhe shpreh përkushtimin dhe gatishmërinë e institucionit që drejton në kuadër të reformave të rëndësishme.


“Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre”, kështu e mbyll letrën Ruçi.



Letra e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi


Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar  në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit.


Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë  mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019.

Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standartet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues.

Bashkangjitur letrës, po ju dërgoj një kopje të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, si edhe “Planin e masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, miratuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas