Aktualitet

Ruçi pret në takim Vjosa Osmanin: Të bindur se akuzat ndaj UÇK janë bazuar në shpifje dhe fantazi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:35 - 17/12/20 |
mapo.al

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin gjatë vizitës së saj zyrtare në Shqipëri.





Ruçi vuri në dukje se kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, teksa u ndal edhe te bashkëpunimi paralamentar mes vendeve.


Kreu i Kuvendit tha se “Shqipëria është e bindur se të gjitha akuzat kunder udhëheqësve të luftës së drejtë të Kosovës, që fatkeqësisht bazohen në raportin-plagjiaturë të Dick Marty, kujtimet e prokurores Karla del Ponte dhe raportin e prokurorisë serbe,nuk janë të bazuara në prova, por në shpifje e fantazi të sëmura”. “Kërkohet unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën. Të mos lejojmë që e vërteta e Kosovës të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Te Presidenti Biden, Kosova ka një mbështetës edhe më të fuqishëm që e njeh mirërajonin dhe Kosovën”.

Lexo edhe :  1 Maji/ Ruçi: Dita të nderojmë njerëzit më të mrekullueshëm, punëtorët






Sakaq Presidentja dhe njëkohësish kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani falenderoi Shqipërinë për bashkëpunimin dhe tha se duhet të punohet për të rrëzuar akuzat e Serbisë ndaj Kosovës.


“Ne duhet të bashkëpunojmë qe e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë. Duhet të tregojmë e ritregojmë të vërtetën e Kosovës. Duhet të punojmë për të kundërshtuar dhe rrëzuar argumentet e Serbisë që të mos njihet Kosova derisa të përfundojë dialogu. Duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve se dialogu Kosovë-Serbi nuk është për statusin e Kosovës. Ne vlerësojmë kontributin dhe zërin e Shqipërisë në institucionet dhe mjediset ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme”, ka thënë Osmani.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas