Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti një delegacion të Komisionit të Ligjeve dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Bundestagut gjerman, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Stephan Brandner. Ruci tha se Gjermania është një vend mik dhe partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë
“Gjermania është një vend mik dhe partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, ndër vendet udhëheqëse të Europës, lokomotiva e ekonomisë dhe e politikave të saj realiste dhe progresiste. Ne vlerësojmë rolin e Gjermanisë si një partner strategjik, burim lidershipi dhe nxitëse e proceseve integruese në Ballkan, edhe në kuadër të Procesit të Berlinit”- theksoi Kryetari i Kuvendit.
Ai e njohu zyrtarin gjerman me rezultatet më të fundit në procesin e reformave të Shqipërisë, me fokus integrimin ne BE: kurorëzimin e hapjes së negociatave në qershor 2019; reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.
Në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore, Kryetari i Kuvendit Ruçi nënvizoi se komisioni ka përgatitur projektin e reformës, por për këtë kërkohet që partitë të afrohen në qëndrimet e njera-tjetrës. Maxhoranca deklaruar se është gati të pranojë cilindo variant të reformës, të propozuar nga opozita, me kusht që opozita të bëhet pjesë e procesit.
“Shqipëria është një partner i rëndësishëm i Gjermanisë, nënvizoi Kryetari i Komisonit të Ligjeve”-tha Brandner.
Në përgjigje të interesimit të deputetevë gjermanë mbi ecurinë e procesit të integrimit, reformën në drejtësi, pastërtinë e figurës së deputetit, procesin e vetingut dhe reformën zgjedhore, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nënvizoi se deputetet e Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë në institucionet përkatëse të ardhurat e tyre si edhe i nënshtrohen kërkesave e standarteve të ligjit për integritetin e figurës së të zgjedhurve.
“Shqipëria ka aktualisht një kuadër të plotë ligjor dhe institucional për vetingun e politikanëve. Megjithatë, Kuvendi e ka konsideruar dhe po organizon disa seanca dëgjimore për projektligjijn e propozuar nga opozita për vetingun e politikanëve dhe ia kemi përcjellë për mendim Komisionit tyë Venecias.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi.