Aktualitet

Ruçi thyen herësin, merr mandatin e deputetit në qarkun e Fierit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 29/04/21 |
mapo.al

Burime nga KQZ bëjnë me dije se Gramoz Ruçi, drejtues politik i qarkut të Fierit për Partinë Socialiste ka kaluar pragun e 10,001 votave.






Ruçi mori mbi 10 mijë vota, duke arritur të marrë mandatin e deputetin edhe pse ishte i dhjeti në listën e PS për këtë qark.


Edhe pse është hera parë që aplikohet, do të ketë fillimisht një vendimmarrje të KQZ për të zëvendësuar Bashkim Finon, i cili humbi jetë pak kohë më parë, e më pas ripozicionim në listën fituese të PS.







Gjashtëmbëdhjetë mandatet e Fierit janë ndarë 9 për Partinë Socialiste, PD 6 mandate dhe LSI 1.




Tre kandidatët e tjerë që tani kanë thyer herësin, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi në listën e PS-së në Tiranë si dhe Luçiano Boçi i PD-së në Elbasan, ndërsa shumë afër është edhe Agron Kapllanaj i PD në qarkun e Fierit.



Tashmë procesi është mbyllur zyrtarisht në 5 qarqe si në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër

1


Etiketa:

Pas