Në ditën e Evropës gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se dorëheqja e Tahirit nga mandati i deputetit është i pari i këtij lloji…
“Në 27 vjet që unë kam në parlament ka pasur shumë akuza për shumë deputetë majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot duke filluar nga mua. Asnjë nuk e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret. Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë…”, tha ai.
Kreu i Kuvendit Gramos Ruçi ka komentuar incidentin me simpatizantët e Partisë Komuniste në Varrezat e Dëshmorëve në ditën e 5 Majit, si dhe propozimin e ligjit nga kryetari Lulzim Basha për ndalimin e simboleve të komunizmit.
“Unë do të përshëndesja të gjitha forcat politike shqiptare që në datën 5 maj nderuan të rënët. Absolutisht po! Në asnjë mënyrë në këtë ditë përkujtimore të të rënëve ne të njollosim dhe ngjyrosim qoftë me atë akt të shëmtuar për mua që ndodhi atë ditë. Nuk po marr krah në këtë drejtim. Nëse ka probleme ligjore që duhen ndarë, opozita e sotme aty ka qenë dje në mazhorancë, këtu është sot si opozitë dhe në rrugë institucionale mund të marrë çdo nismë dhe në kohën e duhur, në përgjigje të interesimit tuaj nëse ka boshllëk ligjor duhet sanksionuar”, tha Ruçi.
Ruçi, në një takim me rastin e “Ditës së Europës”, ka komentuar deklaratën e deputetëve holandezë se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave.
Ruçi ka thënë se në takimin që ka patur me grupin e deputetëve fakt-mbledhës, ka shprehur bindjen e tij, se Shqipëria nuk mund të përkufizohet nga disa kriminelë.
Më tej Ruçi ka thënë:
“Nuk jam plotësisht dakord me atë që kanë thënë.Ne bëmë zgjedhjen tonë, të rrëzonim diktaturën. Ose do bënim zgjedhjen tonë ose do pranonim këto fenomene. Nëse Shqipëria përkufizohet me disa kriminelë, ne s’jemi ata. Shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së janë kontribuesë. Në Eurovizion konkurrojnë 3 shqiptarë jo holandezë. I thosha kolegut holandezë nëse ka hashash e para. Nëse përmendet një kriminel, janë me dhjetëra.”-ka thënë Ruçi.