Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka postuar në InstaStory një foto ku shihet se është e shtruar në spital dhe se ka kryer një injeksion i cili ishte pak i vështirë. Ajo krahas fotos shtroi pyetjen për ndjekësit e saj se çfarë i la amanet bashkëshortit të saj, Mark Frrokut para se të futej në sallë, duke vendosur disa opsione ku ata mund të zgjidhin, gjithnjë si një formë shakaje.
Por mesa duket ky lajm nga ana e aktores i ka shqetësuar ndjekësit e saj të cilët janë interesuar se çfarë i ka ndodhur Rudinës. Menjëherë ajo postoi një status ku sqaronte se e gjitha një injeksjon pak i vështirë por jo shumë serioz, e gjitha thjesht për të ç’tensionuar Markun.
“Që të sqarohem ishte thjesht një injeksjon (jo ndërhyrje) pak i vështirë që duhej bërë me anestezi. Nuk e kisha amanet serioz. Më tepër për të ç’tensionuar Markun”- shkroi aktorja e humorit.