Aktualitet

Rudina Hajdari akuza qeverisë: Po përdoni për fushatë paratë që morët borxh për pandeminë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 03/12/20 |
mapo.al

Nga Kuvendi, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka deklaruar se qeveria ka marrë 1.2 mld euro borxh, por nga këto ka vënë në shërbim të pandemisë 150 mln euro.



Pjesa tjetër, sipas Hajdarit, është futur në xhepat e të korruptuarve. Ajo akuzon gjithashtu qeverinë se po përdor për fushatë paratë e marra borxh për përballimin e pandemisë.


“Pas kësaj marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim, qeveria shqiptare do të marrë 15 mln euro. Një pyetje që më shqetëson mua është se ku i çojnë paratë që marrin borxh?! Keni marrë që nga fillimi 1.2 mld euro borxh. Ministria e Financave na thotë se deficiti s’ka shkuar as 500 mln euro. Ndaj ky deficit nuk pritet që të shkojë më shumë se kaq. Pse kemi marrë kaq shumë borxh dhe pse po vazhdojmë të marrim?! 500 mln euro i kemi marrë për krizën ndaj COVID, por qeveria Rama aq 50 mln euro si ka çuar për përballimin e krizës.




Edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paketat e mbështetjes së COVID të Shqipërisë janë më të vogla se të rajonit. Rama është kryeministrit i vetëm në rajon që merr një shumë parash dhe ofron ndihmën më të vogël qytetarëve. Fatkeqve që i la pandemia pa punë, iu dha ndihmë qesharake. Këto të tjerat u bënë për të hapur fushatën elektorale. Pse u morën kaq shumë borxh kur plani ishte që të përdorimin kaq pak për kompensimin e dëmeve apo dhe mbështetjen e shëndetësisë. Meqë këto lek3ë u morën borxh 1.2 mld euro, pse s’ju dhamë ndihmë atyre njerëzve që vuajnë nga pandemia.



Lexo edhe :  "Rama është kundër integrimit"/ Vasili: 25 prilli, sfida që duhet fituar

Pse s’iu dha një paketë e tretë për ata njerëz dhe bizneset në nevojë. Pse të mos japim një paketë ndihme për biznesin e vogël që po mbyll qepenat çdo ditë. Një transfertë direkte për përballimin e kostove. Mbyllja e bizneseve do të na kushtojë shumë e më shumë. Le të miratojmë një paketë për biznesin e vogël që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat. Kjo do të ndihmojë dhe në stimulimin e konsumit. Sikur 200 mln euro t’i angazhojmë për t’i dhënë për krizën, do të mjafton te që të rikuperohej diçka. Nga kjo do të kemi fitime nga mbajtja e biznesit por dhe konsumit do t’i jepej një hov që është tkurrur. Borxhet i kemi marrë, interesat po i paguajmë. Ndaj t’i përdorimin këto borxhe për diçka atë mirë. I kemi marrë gjithmonë dhe një Zot e di se ku kanë shkuar”, tha Hajdari.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas