Aktualitet

Rudina Hajdari: Domosdoshmëri ringritja e të djathtës






               Publikuar në : 20:07 - 01/07/19 |
mapo.al

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, thotë se është domosdoshmëri ringritja e të djathtës shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 30 qershorit, ajo ngarkon me përgjegjësi kryedemokratin Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve nga opozita. Sipas saj, duhet të marrë fund ideja e ardhjes në pushtet me dhunë.


“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shkruan Hajdari në rrjetin “Facebook”.




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas