Ditën e sotme janë duke u zhvilluar votimet për 61 bashkitë e vendit. Një situatë e pazakontë që prej vitit 1990, ku zgjedhjet zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës. Ndërkohë, Presidenti i vendit Ilir Meta, në rrjetin social ‘Facebook’, ka postuar një foto me zëdhënësin e tij Tedi Blushi, ku duken të qeshur dhe duke shijuar rrezet e diellit.
Menjëherë ka ardhur reagimi i deputetes Rudina Hajdari, e cila ka ironizuar presidentin Meta me anë të një postimi në ‘Twitter’.
Mirëpo, ajo çfarë bën përshtypje është gramatika e anglishtes së zonjës Hajdari. Në një fjali ajo ka bërë 2 gafa elementare, gjë që nuk mund t’i falet një deputeteje si Hajdari, e cila ka kaluar një periudhë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hajdari ka shkruajtur ‘his bod’, ndërkohë që ka harruar një ‘y’, për të dashur të thotë ‘his body’, ‘miku i tij’, në shqip. Ky mund të jetë edhe gabim shpejtësie, por në fund, në vend që të shkruajë ‘Local election’, që do të thotë “zgjedhje lokale”, ajo ka shkruajtur ‘Local location’, që do të thotë ‘Vendodhje lokale’, pra diçka pa kuptim.
Rudina Hajdari eshte nje turp i madh per Parlamentin dhe per politiken shqiptare. Ajo shfaqet me aq defekte intelektuale sa duket si “debile”. Kur do te vije dita qe ajo te zhduket nga politika dhe te na i kurseje nervat dhe revolten psikologjike!
Gafe mbas gafe.
Body perkthehet trup.
Buddy eshte shok, mik. Pse nuk redaktoni shkrimet tuaja. Nje fjalor I thjeshte do Ju ndihmonte.
ne anglisht shkruhet dhe bod o mjeshter I gramatikes