Aktualitet

Rudina Hajdari: Mora garanci nga PS që listat do të hapen 100%







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 28/07/20 |
mapo.al

Rudina Hajdari u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik se mori garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100%.


Ajo tha se pas ndryshimeve Kushtetuese është e gatshme të bashkëpunojë me PD-në për realizimin e këtij qëllimi, listat e hapura.


“Pavarësisht një procesi goxha të gjatë këtu në këshillin politik, të gjithë jemi të lodhur, por qytetari po triumfon. Zëri i qyteatrëve do të dëgjohet, ne do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese. Edhe pse jemi lodhur, edhe pse ka pasur tone të larta mashkullore, i kam duruar me një qëndrim, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Në këtë mbledhje morëm garanci, që shumica duhet të kuptojë, që listat do të hapen 100%, kjo garanci u dha sot. Pas ndryshimeve Kushtuese jam e hapur për të bashkëpunuar me PD-në për të amenduar Kodin Zgjedhor për hapjen e listave 100%. Çdo standard që garanton këtë drejtë, edhe koalicionet, që prekim një standard që përkon me vendet e BE-së, por edhe një standard që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. 30 Korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar”.






Etiketa:

Pas