Aktualitet

Rudina Hajdari nuk shkon te partia e Murrizit, njofton kalimin te Nisma Thurje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:49 - 04/09/20 |
mapo.al

Rudina Hajdari tashmë është bashkuar me Nismën Thurje për të filluar një lëvizje të re politike.


Deputetja thekson se lëvizja e re politike konsiston në një projekt të ri së bashku me qytetarë, intelektualë, studentë dhe personazhe nga diaspora.


Më tej ajo akuzon klasën aktuale politike se është e dështuar teksa fton të gjithë ata që besojnë se vendin i duhet ndryshim t’i bashkohen


“Jemi një grup qytetarësh, intelektualësh, studentë, personazhe nga diaspora etj, të cilët kemi vendosur të bëhemi bashkë në një projekt politik duke ftuar sigurisht edhe të gjithe ata që besojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. Klasa aktuale politike ka dështuar”- tha Hajdari.


Rudina Hajdari pati lënë të kuptohej se do t’i bashkohej partisë së re që pritet të lançohet nga deputetët e opozitës parlamentare, e quajtur Lëvizja Demokratike Shqiptare, me drejtues Myslim Murrizin.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas