Aktualitet

Rudina Hajdari nxjerr emrat e politikanëve: Kanë 30 vite në pushtet






               Publikuar në : 21:09 - 10/07/19 |
mapo.al

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka publikuar në rrjetet sociale emrat e politikanëve që sipas saj kanë 30 vjet në pushtet.


Hajdari rendit politikanët që në vitin 1991 e deri në vitin 2009, shumica e të cilëve vazhdojnë të mbajnë postet politike. Sipas listës së Rudina Hajdarit, politikanët më të vjetër në Shqipërinë pluraliste janë: Sali Berisha, Gramoz Ruçi, Dashamir Shehi, Neritan Ceka, Kastriot Islami, Shpëtim Idrizi dhe Paskal Milo, të cilët kanë milituar në vitin 1991.



Nuk mbeten pas emra si Ilir Meta, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Arben Ahmetaj, Tritan Shehu, Namik Dokle, Genc Pollo e Monika Kryemadhi të cilët janë zgjedhur deputetë për herë të parë në vitin 1992.


Etiketa: , ,

Pas