Aktualitet

Rudina Hajdari nxjerr videon e Bashës: Premtoi lista të hapura në vitin 2017







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 11/07/20 |
mapo.al

Deputetja Rudina Hajdari është një nga zërat e opozitës parlamentare, që i qëndron fort kauzës së listave të hapura për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme (11 korrik) Hajdari, i kujtoi kryetarit të PD-së Basha, përmes një video, premtimin e tij në fushatën e vitit 2017, se listat e hapura do t’i zgjidhnin qytetarët. Hajdari tha se ky është një premtim që Basha nuk e mbajti.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve se që në vitin 2017, kur Partia Demokratike po bënte fushatën e saj elektorale, ka qenë një premtim nga kryetari i PD-së, për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë tha para qytetarëve, u premtoi qindra, mijëra demokratëve që në zgjedhjet e ardhshme, listat e kandidatëve të deputetëve, do të zgjidheshin nga qytetarët shqiptarë dhe jo më nga kryetari i partisë. Ky është një premtim që ai u zotua bashkë me mua dhe shumë të tjerë në atë fushatë elektorale, një zotim që e kam marrë seriozisht, e kam marrë për ta shtyrë përpara këtë premtim, dhe për tu zotuar para qytetarëve se kjo do të jetë beteja që do t’u japim shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Ky ishte një premtim i cili nuk u mbajt. Në politikë duhet të kesh një mbash një qëndrim të qartë dhe duhet të jesh koherent me publikun”, u shpreh Hajdari.


E pyetur nëse do të krijojë një parti të re, Rudina Hajdari la të kuptohet se do të ketë një alternativë për të gjithë shqiptarët në atë ardhmen, por që do të shprehet më qartë për këtë çështje në vazhdimësi.


Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj dhe listat e hapura janë beteja ime kryesore, do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet. Do kemi kohë kur do jem më e qartë për krijimin e partisë së re”, tha Hajdari.



Ajo shtoi se pragu elektoral prej 5% është shumë larta. Synimi tha Hajdari është që pragu të jetë 3%. “Ky prag është iu larta dhe synojmë një prag më të ulët. Mendoj se duhet të jetë 3 përqind. 5 përqind është shumë i lartë edhe pse aplikohet në vendet si Gjermania. Mendoj që dy synojmë që atë prag ta ulim në 3 përqind”, u shpreh Hajdari.




Etiketa: , , ,

Pas