Aktualitet

Rudina Hajdari: Po i bëhet bisht sistemit zgjedhor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 13/05/20 |
mapo.al

Me tone të forta, bashkëkryetarja e komisionit të Reformës Zgjedhore, akuzoi mazhorancën dhe opozitën se nuk duan ndryshimin e sistemit zgjedhor.


“Diskutohet për çështje që nuk janë në interesin e qytetarëve. Po i bëhet bisht çështjes së sistemit zgjedhor. Qytetarët e duan këtë betejë dhe unë do ta çoj deri në fund. Qytetarët shqiptarë të më bashkohen në këtë betejë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në vendin tonë nuk ka as liri dhe as demokraci. Këta ia shkelin syrin njëri-tjetrit. Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit sa i takon sistemit. Pas tre orësh diskutime, Damian Gjiknuri foli për propozimin e tij. Ata nuk e duan ndryshimin e sistemit. Ne duhet ta ndrysojmë sepse përnryshe do kemi tre veta që mbyllen aty dhe ndajnë hesapet e tyre”, u shpreh Hajdari.





Etiketa: , , ,

Pas