Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Europa po i trajton shqiptarët si “dele e zezë”, ka reaguar deputetja Rudina Hajdari. Ajo tha se “dele e zezë” është Rama i cili sipas saj nuk po lejon integrimin e Shqipërisë në BE.
Lidhur me propozimin për ndryshim të sistemit zgjedhor, Hajdari u shpreh se Rama ka frikë, për shkak se Ditmir Bushati apo Pandeli Majko mund të marrin më shumë vota se kryeministri në zgjedhje.
“Qeveria bën propagandë gjithandej. Jemi ne dhe ky kryeministër që e ka bërë këtë vend, që shqiptarët të largohen masivisht. Kryeministri është “delja e zezë” sot, që nuk po i lejon shqiptarët të bëhen pjesë e BE. Rama gënjen herë pas here dhe nuk tregohet i sinqertë. Ne duhet ta ndryshojmë sistemin, sepse e vetmja votë e lirë që do vijë këtu dhe të vetmin njerëz që do e përfaqësojnë këtë Parlament do jenë ata që iu shërbejnë qytetarëve. Sot qytetarët kanë humbur besimin dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për të rikthyer besimin.
Pikërisht ai që e mbante vendin peng, që u kanabizua vendi dhe nuk pati asnjë përgjegjës. Duhet të thoshte sot se Shqipëria e humbi anijen e BE që në 2013, kur mund të behej pjesë; duhet të thoshte se ai është i paaftë dhe partia e tij nuk mbjell dot shpresë; duhet të thoshte që që do hap krahun dhe do ndyshoj sistemin e të mos ketë frikë nga sistemin, pse ke frikë zoti Rama, pse ke frikë nga listat e hapura, ke frikë se mos Ditmir Bushati do të votohej me shumë se ti, se Xhafaj do votohej më shumë, se Majko do merrte me shumë vota se ti sot? Se jeni ju që e ke i ndryshuar kabinetin, që e diktoni këtë qeveri pa asnjë socialist të vërtetë”, tha deputetja Rudina Hajdari.