ShowBizz

Rudina Magjistari “thumbon” Bieta Sulon: Emisioni im u kopjua!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 03/09/19 |
mapo.al

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari filloi dje sezonin e ri televiziv, duke festuar kështu 10 vjetorin e emisionit të saj. E teksa është surprizuar në oborrin e televizionit Klan me lule të mëdha të vendosura në tokë, që formonin numrin 10, Rudina duket se nuk i është shmangur dot dëshirës për të thumbuar “kundërshtarët” dhe emisionet rivale.






“Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtetë, një format ndryshe, që u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është të jemi original dhe ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin, të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë dhe pa harruar gjithmonë mirënjohjen që kam për ju”-u shpreh Rudina.


Magjistari mendohet se i është drejtuar specifikisht moderatores së “Ftesë në Pesë”, Bieta Sulos, e cila u shpreh pak kohë më parë se emisioni i saj ishte më i ndjekuri në sezonin e shkuar.







1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas