Kryesore

“Rudina më dinte 60-vjeç”, si i propozoi Dritan Hila Xhungës?






               Publikuar në : 18:55 - 01/05/18 |
mapo.al

Rudina Xhunga dhe Dritan Hila janë ftuar në emisionin e pasdites në Klan “Rudina”. Ndër të tjera ata kanë rrëfyer dhe momentin e propozimit. Dhe kjo u tregua nga vetë Dritan Hila.


“Asistentja i kishte thënë që ftoje njëherë këtë Dritan Hilën se po e heqin nga puna. Mbase e ndihmon. Rudina e dinte se isha ndonjë burrë 60 vjeç. Dhe më ftoi. Kur më takoi herën e parë, më tha: Ti qenke Dritani? Se unë dukem si i shkurtër nga televizori, edhe policët kur më shikojnë në rrugë thonë: Pse ti je ai që del në televizor? Pastaj më ftoi edhe njëherë, për herë të dytë, pastaj më ftoi për herë të tretë dhe aty më vjen turp ta them, i propozova një libër për të lexuar. Madje ia çova në televizion. Pastaj minimumi që do bënte Rudina ishte të pinte një kafe me mua. Filluam të shoqëroheshim derisa i propozova. Ishte një erë e fuqishme, ishim poshtë shtëpisë së saj dhe pasi i propozova më tha: Jam pak si dhi e egër unë, kështu që do mendohem”,- tregoi Hila.


Etiketa: , , ,

Pas