Dihet botërisht që Moska nuk i mirëpret qasjet e shteteve satelite të saj drejt vendeve të perëndimit.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për marrëveshjen e nënshkruar së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar fuqimisht nga presidenti i SHBA, Donald Trump.
Rusët po investohen të nxjerrin pikat më të këqija të asaj marrëveshje, por edhe kthejnë në objekt tallje episodet e ndryshme nga momenti i firmosjes.
Një gjë e tillë ka ndodhur me një foto të Aleksandar Vuçiç teksa ndodhet i ulur në një karrige përballë tryezës së punës të presidentit Donald Trump, në zyrën ovale.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e ka krahasuar me një skenë nga filmi “Pasionet e ulëta” (Basic Instict).
“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq karrigia është e vendosur sikur po ju marrin në pyetje, uluni sikurse në fotografinë numër dy, kushdo që jeni. Më besoni”, shkroi ajo.
А замисли тај председник ниједну ружну реч против Русије није рекао, чак ни на том месту. А замисли тај председник је код руског председника и по сат и по времена чекао на пријем и никада није тражио посебну столицу. Ја Вам не дозвољавам да нападате поносну Србију. Срам Вас било! pic.twitter.com/yCdQDhxWIF
— Марко Ђурић (@markodjuric) September 5, 2020
Ky postim i zyrtares ruse nxiti reagimin e zemëruar të serbëve. Zyrtarë serbë e cilësuan të “turpshme” postimin e zëdhënëses, duke kujtuar se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë.
Megjithatë, kjo foto është bërë virale në rrjetet sociale të rusëve, duke e kthyer atë në objekt tallje.
Presidenti serb, tha ndërkaq se “na takonte të luftojmë për një marrëveshje të rëndësishme në Uashington, të tregojmë guxim dhe vendosmëri. Serbia dëshiron të respektohet edhe në Uashington, edhe në Moskë, edhe në Bruksel dhe në Kinë“.