Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rusët u blejnë grekëve 3 milionë euro talentin shqiptar

Çfarë shpjegimi i jep shkenca 'suksesit imagjinar'?

by us er1
28/08/2022
in Sport
0

Aranit Muraçi

Asnjë klub futbolli në Shqipëri nuk ka arritur të shesë një futbollist më tepër se një milion euro në historinë 30 vjeçare të tranzicionit, që kur ekonomia u orientua nga tregu. Kjo ndodh sepse, ose ende në vendin tonë direktorët (në ekonomi e politkë se sporti nuk ka të tillë) nuk e kanë kuptuar ekonominë e tregut, ose përgjegjësit e saj janë të ‘dashuruar marrëzisht dhe verbërisht’ me “talentin” e tyre, të fëmijëve, të afërmve e miqve të tyre.



Jo vetëm në futboll dhe sport! Më keq akoma talenti që rritet në Shqipëri ‘vdes në hije’ pa u vënë re dhe u pa u kujdesur kush për të. Kështu ka ndodhur me talentin në art, shkencë, diplomaci, letërsi, ekonomi, jurisprudencë, politikë etj.

A nuk është kjo një ndër arsyet kryesore të dështimeve tona të njëpasnjëshme si komb, në arenën ndërkombëtare? Si shembull a nuk jemi ne kombi i vetëm i Ballkanit që nuk kemi mundur të shkojmë asnjëherë në një botëror?

A nuk jemi ne ata që kishim dikur kampionë të përmasave europiane në sporte veç futbollit si volejbolli e basketbolli, sporte të cilat i rrënuam ashtu siç bëmë edhe me pallatet e sportit që i shndërruam në bingo, kafene dhe disko, ndërsa sot në vend të tyre kemi zhvilluar të rinj ‘kampionë instagrami dhe hashashi’, të cilët nuk ‘përputhen’ me asgjë tjetër veçse me suksesin imagjinar të zhurmave dhe stresit, sidoemos brenda ‘kapitalit’ Tiranë, me ëndrrën e tyre madhe për t’u bërë të famshëm dhe milionerë pa lexuar asnjë libër dhe pa punuar asnjë ditë, aq sa nuk ka qeveri në botë që u gjen ‘diagnozën’.

Me telentët e vërtetë shqiptarë që rriten nëpër botë, ngaqë të huajt dinë t’i vlerësojnë, janë pikërisht ata që fitojnë miliona euro.

AEK njoftoi zyrtarisht shitjen e Mario Mitaj te Lokomotiva e Moskës. Rusët kanë derdhur në arkat e klubit grek 3 milionë euro. 19-vjeçari shqiptar te skuadra ruse nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.

Trajneri i “Lokomotivës” së Moskës, Josef Zinnbauer, i entuziazmuar nga afrimi i një talenti tha se mbrojtësi i sapoardhur i skuadrës së tij, Mario Mitaj– mund të luajë në disa pozicione të ndryshme.

“Mario është një lojtar me potencial të madh. Ka qenë nën mbikëqyrjen e ngushtë tonën, për një kohë të gjatë. E kemi ndjekur në shumë ndeshje, përfshirë Kupat e Europës, Ligën e Greqisë dhe kombëtaren (Shqiptare). Mitaj është lojtar i gjithanshëm, mund të luajë në pozicione të ndryshme si në të majtë ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Ka luajtur për ekipin e të rinjve të Shqipërisë, duke debutuar me ekipin e parë të vendit të tij. Është 19 vjeç, lojtar i ri dhe jam i sigurt që Mario do të kënaqë tifozët me lojën e tij, – thotë nga ana tjetër drejtori i klubit rus, Thomas Zorn.

Mario Mitaj debutoi që në moshën 17 vjeç me Shqipërinë, duke u futur në histori si lojtari më i ri që vesh fanellën kuqezi. Ai debutoi në një ndeshje ndaj San Marinos dhe vlerësimi i talentit të tij i dedikohet një trajneri tjetër të huaj në stolin kuqezi, italianit Edy Reja.

Po nëse s’do të kishte të huaj që t’i vlerësonin, çfarë do të bënte Shqipëria dhe ata pak talentë që rriten jashtë por për fatin tonë zgjedhin të përfaqësojnë vendin e tyre të origjinës?! /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023
Sport

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023

11/02/2023
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham
Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

11/02/2023
Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea
Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea

09/02/2023
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

08/02/2023
Next Post
Shefki Kurti u vra nga e shoqja, e copëtoi në banjë dhe e hodhi në lumë

Shefki Kurti u vra nga e shoqja, e copëtoi në banjë dhe e hodhi në lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In