Bota

Rusi/ 2 femra e tre fëmijë të zhdukur, u gjetën të masakruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:13 - 30/04/19 |
ro ot

Trupat e pajetë të 2 femrave dhe 3 fëmijëve, të cilët rezultonin të zhdukur prej 4 muajsh në Rusi, u gjetën të masakruar në një pus, në bahçen e një shtëpie pranë qytetit të Ufa.


Viktimat janë Olesya Barskova, 39-vjeçe, vajza e saj Viktoria Barskova, 22 vjeç, sëbashku me dy djemtë të moshës 6 dhe 2 vjeç. Më i vogli prej viktimave ishte djali 9 muajsh i Viktorias. Sipas asaj që shkruan DailyMail, disa prej kufomave kishin plagë të shkaktuara me thikë në trup.



Familja u zhduk nga apartamenti në qytet ku jetonin në Dhjetor të vitit të shkuar, por bashkëshorti i Olesya, babai i dy djemve të saj, kishte thënë se ata kishin lëvizur me shtëpi.


Megjithatë bashkëshorti i Viktorias dhe vjehrra, sëbashku me miqtë e saj, i kishin raportuar të zhdukur në polici. Kjo e fundit kishte shkuar të merrte në pyetje bashkëshortin 47-vjeçar të Olesya-s, Ildar Gainiakhmetov. Por teksa prisnin që ai të hapte derën, 47-vjeçari u vetëvar. Ai raportohet se kishte lënë edhe një shënim, ku shrkuante: “Nuk mund të jetoj pa ta”.

Trupat u gjetën në një shtëpie të vogël të familjes në fshat. Gainiakhmetov dyshohet se pasi i vrau, i transportoi trupat e tyre me një automjet që e mori me qira, e më pas i hodhi trupat në pus.

Fqinjët e përshkruajtën momentin e nxjerrjes së tyre nga pusi si të tmerrshëm.

Një hetim për vrasje është hapur nga Komiteti Investigativ Rus, sipas të cilit i dyshuari i vetëm ka vdekur. Policia thotë se nuk është e qartë për motivin, ndërsa banorë të zonës e përshkruajtën 47-vjeçarin si një baba të mirë me djemtë e tij.

Fqinjët thanë se vajza e madhe Viktoria kishte nevojë për ndihmën e nënës së saj me djalin e vogël dhe kjo mund të ketë krijuar stres në apartamentin e tyre të vogël.


Etiketa: , , ,

Pas