Aktualitet

Rusi/ Kryetari i bashkisë i kërkoi të kandidonte kundër, pastruesja 35-vjeçare i zë vendin







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 30/09/20 |
mapo.al

Rusi-Një 35-vjeçare e cila për katër vite të shkuara ka pastruar dyshemetë dhe zyrat në godinën e bashkisë së fshatit Povalikhino, do të ulet në karrigen e kryetarit.


Bëhet fjalë për Marina Udgodskaya, e cila fitoi zgjedhjet vendore në fillim të muajit shtator, ndonëse ishte futur në garë në mënyrë që Nikolai Loktev të mos kishte një kandidat të vetëm.


Ishte pikërisht Loktev ( Partia Bashkimi) ai që bindi 35-vjeçaren që të regjistrohej në garë për ta rivalizuar, pasi asnjë banor i fshatit nuk doli për të garuar kundër tij, dhe ligji kërkon që për postin e kryetarit të kandidojnë minimalisht dy kandidatë.



Por plani shkoi tmerrësisht keq, pasi njerëzit votuan masivisht për pastruesen, duke i dhënë 64% të votave.


“Ai mendonte se askush nuk do ta mundte dhe se do të ruante vendin e punës. Por njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës dhe zgjodhën Marina Udgodskaya-n”, tha për BBC një pjesëtar i komisionit vendor të zgjedhjeve.


Udgodskaya tha megjithatë se ndihej një kandidate “false” dhe se nuk është gati për postin e kryetarit të bashkisë.

 

 


Etiketa: ,

Pas