Bota

Rusi/ Motrat që vranë babanë abuzues, viktima apo vrasëse?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 14/05/20 |
mapo.al

Hetuesit rusë kanë refuzuar të hedhin poshtë një akuzë për vrasje ndaj tri motrave që vranë babanë e tyre abuziv ndërsa ai flinte, duke e lënë një çështje shumë të diskutueshme në harresë ligjore.


Zyra e prokurorit të përgjithshëm konkludoi në fillim të këtij viti që motrat Khachaturyan i ishin nënshtruar abuzimit fizik dhe seksual për një kohë të gjatë. Prandaj, kjo zyrë thotë se vrasja duhet të shihet si “vetëmbrojtje e nevojshme”.


Aktvendimi pritej të mbyllte çështjen, por avokati i njërës prej grave i ka thënë BBC-së se komiteti hetimor i Rusisë e ka hedhur poshtë qëndrimin e prokurorit.


Çfarë bënë motrat?


Adoleshentet Maria, Angelina dhe Krestina Khachaturyan u arrestuan në korrik të vitit 2018 për sulmin ndaj babait të tyre, Mikhail, duke përdorur thikë, çekiç e mjete të tjera rrethanore.

Sipas dëshmisë që ato dhanë, babai i tyre i kishte abuzuar për një kohë të gjatë dhe i mbante peng në shtëpinë e tyre.

Dy motrat më të mëdha mund të përballen me 20 vjet burg nëse çështja  çohet përfundimisht në gjykatë.

Nëna e tyre, e cila ishte detyruar të largohej nga shtëpia për sigurinë e saj, është shprehur për BBC-në se ajo dhe të bijat janë ankuar disa herë në polici në lidhje me dhunën, por policia i ka injoruar.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas