Aktualitet

Rusi – Nisin hetimet për majmunët dhe dhitë “naziste”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 13/01/21 |
mapo.al

Prokurorët rusë kanë nisur hetimet për performancën e një majmuni dhe dhive të veshura me uniformë e flamuj nazistë në cirkun “Udmurtia” në qytetin Izhevsk.



Performanca u zhvillua më 8 janar dhe ajo u  porosit nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila tha se shfaqja simbolizonte “shfrenimin” e nazizmit.


Në një deklaratë, prokurorët thanë se ata ishin të njoftuar për performancën ndërsa monitoronin internetin, dhe që atëherë kanë filluar “një hetim mbi shfaqjen e simboleve naziste”.



Ndërkohë, Kisha Ortodokse e mbron shfaqjen, duke e cilësuar si “një simbol jo vetëm të fitores mbi fashizmin, por edhe të shfrenimit dhe dënimit global të idealeve të Gjermanisë naziste”.



Kisha këmbëngul se ajo mbulohet nga një përjashtim i presidentit Vladimir Putin, që lejon shfaqjen e simboleve naziste me kusht që ata të kenë një qëndrim negativ ndaj ideologjisë naziste.


Besimtarët fetarë u persekutuan në ish-Bashkimin Sovjetik, por tani Kisha Ortodokse dhe nderimi i fitores sovjetike kundër Gjermanisë naziste formojnë dy nga shtyllat më të rëndësishme të ideologjisë së shtetit rus.

Cirku “Udmurtia” gjithashtu ka hedhur poshtë kritikat ndaj performancës.

“Imazhet e kafshëve janë marrë jashtë kontekstit”, – tha Elena Krasnova, zëdhënësja e Marrëdhënieve me Publikun. “Nuk ka asgjë të pazakontë që personazhe të tillë ironikë ose groteskë të përdoren në shfaqjet e cirkut”, – shtoi ajo.

Megjithatë, fotografitë e kafshëve janë hequr në llogaritë zyrtare të cirkut nëpër mediat sociale.


Etiketa: , , ,

Pas